Karabinierët italianë kanë shkatërruar në një operacion gjatë mëngjesit të sotëm në Romë dy organizata kriminale shqiptare që kishin lidhje me Camorran dhe Ndranghetan.

Në operacion morën pjesë rreth 200 policinë italianë të Romës në bashkëpunim me ata të Napolit.

Janë lëshuar 19 urdhër arreste për disa shqiptarë, mes tyre edhe një grua.

Emër i njohur për policinë italiane është shqiptari Arbën Zogu, i arrestuar edhe në vitin 2015 për trafik kokaine.

Kush është Arben Zogu?

Zogu njihet ndryshe edhe si: Rikardino, “Ricky”, ose l’albanese (shqiptari).

Shqiptari ishte një ndër 9 të arrestuarit gjatë një operacioni antidrogë të vitit 2015.

Ai shiste kokainë dhe drejtonte pjesën që kishte lidhje me Shqipërinë. Roma ishte vendndodhja e shitjes së drogës.

Rikardino, ka qenë gjithashtu krahu i djathtë i bosit italian të Kamorrës dhe në vitin 2013 i ka dërguar një mesazh kërcënues gazetarit të njohur italian, Lirio Abbate që të bënte kujdes kur shkruante artikuj ku përmendej shefi i tij.

Gazetari thelloi artikujt e tij më 13 dhjetor 2013 kur publikoi në “L’Espreso” një hartë të përditësuar me emrat dhe mbiemrat e njerëzve me ndikim në botën e krimit, duke u përqendruar në personazhet “Far-west”, ku një prej katër mbretërve të Romës ishte Michael Sense, që ndryshe thirrej si “i çmenduri”.

Ai i kishte shkruar në mesazh:

Bëj kujdes, ka njerëz që qëllojnë”.

Menjëherë pas arrestimit të Sense, gazetarit italian i erdhi paralajmërimi të ruhej.

Shqiptari ishte i lirë dhe kishte urdhëruar njerëz të vrisnin gazetarin. Me veprimtarinë e tij të zgjeruar në zonën e Urës Milvian, ai kishte goxha pushtet.

Dega e shpërndarjes së kokainës që udhëhiqte Zogu, shtrihej në zonën e quajtur Capitoline dhe ishte një përbërje e Kamorrës, pikërisht e klanit kazalezi.

Shqiptari kishte fituar në Capitoline respektin e kumbarëve mafiozë të drogës atje.

Gjatë hetimit u zbulua se atij i kishin sjellë një dërgesë me 20 kg kokainë nga Spanja.

Në krye të këtij operacioni dorëzimi ishte trafikanti i drogës Elis Çoku (Santa Lusia) si furnizues, truproja Petrit Bardhi (Titi), Elvis Demçe (Çezari), i arrestuar kohët e fundit si nxitës i vrasjes së Federico De Meo dhe Hektor Ibrahimi, (Pluto).

Klani i kazalezëve kishte arritur të ngrinte një monopol në shpërndarjen dhe dhënien me qira të slot-makinave, basteve dhe lojërave.

Video pokeri menaxhohej nga italianët të cilët përdornin tre shqiptarë për imponuar instalimin e makinave të lojërave të fatit.

Kjo treshe hynte në veprim kur blerësi refuzonte instalimin e makinave të lojërave elektronike.

Shqiptarët e frikshëm në zonë ishin Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy bashkatdhetarët, Arben Zogu dhe Petrit Bardhi, ishin “autorët e akteve të dhunës dhe frikësimit”.

/joq.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re