Nga Policia është arrestuar ditën e sotme Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, pasi akuzohet për “prostitucion” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.

Sipas Policisë, Nikaj është arrestuar në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Your Turn”, (Radha Jote) ndërsa prokuroria i akuzon për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion deri në 700 euro nata.

Nikaj rezulton të ketë qenë edhe tutor dhe prostitutë në këtë grup. Madje ai është arrestuar nga Policia në flagrancë, teksa ishte në një dhomë hoteli në autostradë me shtetasin me iniciale A. Gj., 47 vjeç, edhe ky i arrestuar nga Policia.

Ky i fundit është banues në Mamurras-Kurbin dhe sipas Policisë është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Gjatë momentit të arrestimit, “Zogu i Tiranës” i ka mohuar akuzat, ndërsa dyshimet janë se ai ishte në rolin e menaxherit të vajzave, të cilat i përdorte për prostitucion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re