Për të katërtin vit radhazi fermerët e Divjakës dhe të Lushnjës po përballën me karkalecin e tokës, që po u vë në rrezik të mbjellat.
Kolonitë më të mëdha të insekteve janë përqendruar në zonën e Tërbufit, ndërkohë që sipërfaqja e dëmtuar arrin në 745 hektarë.
Sipas drejtorit të Agjencisë Rajonale Bujqësore në Lushnjë, kjo është faza e parë e çeljes së vezëve, ku dhe ndërhyrja me spërkatje është më efektive.
FERDINAND SHANI
DREJTORI I AGJENSISE RAJONALE BUJQESORE LUSHNJE
Nëse nuk ndërhyhet tani, rrezikojmë që karkaleci të marrë përmasa të tjera , kjo është faza që ai lëviz, fluturon dhe përhapet dhe tani duhet ta ndalojmë!
Specialistët e mbrojtjes së bimëve pohojnë se karkaleci italian është më agresivi, i përhapur aktualisht në të gjithë vendin.
AGIM TOROMANI
SPECIALISTI I MBROJTJES SË BIMËVE
Karkalecat janë të përhapur në të gjithë vendindhe dëmtojnë të gjitha të mbjellat. Fieri, Semani, Divjaka janë më të prekurit.
Nga ana tjetër fermerët ngrenë shqetësimin se e kanë të pamundur të përballojnë kostot e larta të kimikateve bujqësore.
Fermer: Duhet të na ndihmojë shteti, të na i japë helmin palekë, se nuk kanë të gjithë lekë!
Fermer: S’po e përballojmë dot më, nga 5 mijë lekë ditë për ditë.
Fermer: Situata është e rëndë, shteti duhet të na ndihmojë se s’bën!
Fermerët e zonave të prekura kane apeluar për një ndërhyrje të shpejtë nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, me një plan emergjencë për të luftuar në kohë këtë dëmtues agresiv.