Banorët e kryeqytetit në afërsi të depos së ujit, kanë ngelur tre ditët e fundit pa asnjë pikë ujë në çezmat e tyre. Në momentin që ata do të organizonin një protestë pasditen e sotme rreth orës 19:00, atëherë ujësjellësi i Tiranës ka bërë furnizimin me ujë të tyre.

“Uji na ka ardhur 5 minuta pa presion. Ne kemi ujë 24-orë me depozita dhe jo ujë të rrjedhshëm si thotë Lali Eri. Nuk jemi duke bërë protestë për të zhduk Edi Ramën, po duam ujë. Kryeministri është një kokrra e mashtruesit që lëviz me 18 makina dhe bllokon qytetin.

Ujë 24-orë nuk kemi. Ne jemi pranë ujit po ujë nuk kemi. Këto janë gënjeshtrat e atij Erionit. Ka humb vlerat e kryeqytetit, nuk duket më ku është xhamia nga pallatet, ka mbetur kali i Skënderbeut kot, as kosovarët nuk e gjëjnë se ku është kali i Skënderbeut.

E lëshuan ujin pak përpara se të dilnim ne në protestë. Ne duam të drejtat tona”, u shpreh një nga banorët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re