Prej dy ditësh, në disa zona të vendit, moti i keq ka sjellë probleme. Të izoluar nga dëbora janë disa fshatra të thellë në Dibër e Bulqizë.

Në Dibër janë të bllokuara nga dëbora nëntë fshatra në njësinë Lurë, po ashtu edhe disa në Kalanë e Dodës, Grykë Nokë, Zall Dardhë, ndërsa në Bulqizë është e bllokuar Terrova. Për shkak të trashësisë së borës në këto zona është i pamundur qarkullimi i automjeteve.

Rruga Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme, pasi borëpastrueset kanë hequr sasinë e borës nga rruga.

Ndërsa në qarkun e Korçës akset nacionale janë të kalueshme pa zinxhirë, në fshatrat turistikë si Dardhë dhe Voskopojë dëbora ka arritur nga 15-40 cm dhe lëvizja mund të bëhet vetëm me zinxhirë.

Sa i takon ditës së sotme sinoptikanët kanë parashikuar që reshjet e borës të jenë prezente dhe në lartësinë 600 m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re