Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët foli për disa masa të tjera lehtësuese, por për të zonat e gjelbra do të jenë një hap para. “Në spitalet që janë përgatitur për të luftuar këtë sëmundje janë 35 pacientë, krahasuar me kërcënimin potencial para disa javësh. 7 janë në reanimacion, që uroj ta kalojnë. Asnjë në respirator.

Sot kemi një kthim masiv në punë të shumë kategorive, një pjesë janë edhe individë që kanë marrë miratimin e pagës së luftës dhe do të vijojnë ta marrin. Po vijojmë pagesat e paketës së zgjeruar duke vendosur re një problem për rreth 2-3 mijë persona që kanë gabuar me IBAN-in në aplikim, që kanë dhënë një kod që bankat nuk e lidhin me personin, u është kërkuar bankave të kthejnë të gjithë emrat që me kod nuk janë të identifikueshëm, dhe të korrektohet aplikimi.

Zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes dhe ne po studiojmë edhe po presim edhe nga Komiteti Përkatës propozimin për zgjerimin, ka disa zona që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Por disa duke filluar nga Tirana mbeten delikate dhe nuk përfshihen, por deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do u lajmërojmë për zonat e reja të gjelbra. Hapja do të vijojë më shumë kujdes” tha ai.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se po shikohet mundësia e rihapjes së berberëve, floktoreve dhe dentistëve, por me protokoll sigurie, ndërsa nuk ka detaje se kur. Sa i përket fluturimeve, ai tha se

“Duke qenë se ka shumë që duan të shkojnë në Greqi u kujtoj se faktikisht nuk lejohet lëvizja nga prefektura në prefekturë. Kur flasim për kufij, hap kufijtë se na mbyte, se na vrave, dakord unë jam i tilli apo atilli mbase, por a shikoni se çfarë ndodh?

Do të hapemi me shumë kujdes dhe deri në, pas kësaj jave, dhe javës në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët dhe komitetin lidhur me procesin e hapjes së korridoreve ajrore. Në tërësi do të vijojmë me këtë regjim për korridoret ajrore. Lehtësimi do të vijë në proces. Mbeten në proces për t’u studiuar dhe për t’u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët.

Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukerin apo dentistin të gjithë marrin infeksionet. Por me protokollet do të lehtësojmë edhe këtë aktivitetet dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret. Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një rivizitim të të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen” tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko