Skip to content

“Zonat e Mbrojtura” në Kushtetuese/ Demokratët dorëzojnë sot padinë për rrëzimin e ligjit! Ina Zhupa: Nuk i shërben interesit publik

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, foli sot për mediat pak minuta para se të hynte në Gjykatën Kushtetuese për të dorëzuar padinë e firmosur nga 37 deputetë të PD-së që kërkojnë rrëzimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Zhupa tha se ligji për Zonat e Mbrojtura nuk i shërben interesit publik, pasi është në shkelje të Kushtetutës dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

Ina Zhupa: Ky ligj nuk i shërben interesit publik dhe është në shkelje të kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare. Ligji mbron vetëm interesin e Ramës dhe miqve të tij, si mbrohet interesi publik kur në vend të një prone publike do të bëhet pronë private për oligarkët. Pra mbrojtja do të jetë vetëm në letër, kur në vend të një lagune do të jetë pishina private e një kompleksi vilash, ku në vend të mjedisit  të mrekullueshëm do të keni beton dhe vilat e oligarkëve. Ligji nuk i shërben interesin publik. Si mund të jetë në interesin publik ky ligj kur në vend të një lagune, liqeni, florës, faunës do ketë beton, pishina dhe vila të oligarkëve. Ne kemi paditur sisa nene të Kushtetutës që shkelen me këtë lidh. Sot praktikisht në Shqipëri nuk ka më zona të mbrojtura. Çdo pikë në hartë, do jetë si pika e vogël e Mirela Kumbaros Janë 37 deputetë që kanë firmosur dhe janë bërë pjesë e kësaj padie. Ne do të dorëzojmë sot padinë. Padisë do i bashkohen dhe organizatat e shoqërisë civile.

Kujtojmë se ligji për Zonat e Mbrojtura u miratua  me 74 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë më 22 shkurt të këtij viti. Ky ligj është kundërshtuar nga opozita e cila kërkon  me ngulm rrëzimin e tij.

“”