Pastrimi i territorit nga zonat e ndotura me municione luftarake që nga viti 1997, është një sfidë më vete që ndër vite ka kushtuar shumë jetë njerëzish.
 
Ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka gjatë një inspektimi në një nga depot e ushtrisë në Burrel, ku 20 vjet më parë u vranë nga shpërthimet 23 vetë, premtoi se vitin gjatë 2018-es do të pastrohen të gjitha rajonet e rrezikshme.
 
Gjatë vitit 1997, si shkak i bastisjes masive të depove të ushtrisë, u krijuan shumë zonat te ndotura nga municionet, e njëkohësisht të rrezikshme për sigurinë e banorëve. Deri më sot ato kanë shkaktuar 151 të vrarë dhe 851 të dëmtuar.
 
6 vjet më parë, në të gjithë vendin u evidentuan 19 hotspote, për pastrimin e të cilave aktualisht janë angazhuar efektivë të Kompanisë së Asgjësimit të Municioneve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re