Disa prej zonave kryesore të Tiranës janë këtë mbrëmje pa energji elektrike. Rruga e Kavajës, rruga “Irfan Tomini”, ish-Parku dhe disa zona të tjera po vuajnë mungesën e dritave.

OSHEE njofton se kjo situatë është krijuar prej ngarkesës në rrjet.

Brigadat e OSHEE raportohet se ndodhen në terren për riparimin sa më të shpejtë të defektit në dy fidera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re