Skip to content

Zonat malore të mbuluara nga dëbora/ Rama publikon pamjet dhe apelon: Respektoni rregullat e qarkullimit dhe ndiqni udhëzimet! Mjetet borëpastruese në terren

Prej disa ditësh zonat malorë të Shqipërisë janë mbuluar nga dëbora dhe ngricat, duke shkaktuar edhe vështirë në qarkullim.

Madje disa akse rrugore kanë qenë të bllokuara si pasojë e reshjeve të dendura te dëborës.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e këtyre zonave, ku mjetet borëpastruese ndodhen në terren për të hapur rrugët e bllokuara.

Kreu i qeverisë i bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

“Mjetet borëpastruese, në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve që janë aty për t’ju mbështetur”, shkruan Rama.

“”