Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ishte prezent në panairin dhe forumin  ndërkombtar të agrobiznesit dhe agro teknikës.Ai beri te ditur se shumë shpejt në Tiranë do të krijohet nje zonë e lirë ekonomike.

 

Erion Veliaj

Po përgatitemi të prlikojmë pranë qeverisë qendrore, që një zonë në Kashar, rreth 50 hektarë, të shpallet si zonë e lirë ekonomike. Do të thotë se mund të jetë një vend ku shumë prej jush që punoni me produkte bujqësore, do të jetë një vend ideal prodhimi. Duam që të ketë statusin e zonës së lirë ekonomike, siç është përcaktuar nga ligjet shqiptare. Disa histori të ngjashme mund t’i keni parë në Maqedoni apo Rumani, ndaj duam që Tirana të jetë i pari ent publik që menaxhon vetë një zonë të lirë ekonomike”.

 

Kryetari i bashkise dha lajmin se po shihet mundesia edhe per ndertimin e nje tregu te dyte.

 

ERION VELIAJ

Ideja është jo vetëm një treg i ri shumice, të cilin e quajmë agregator biznesi bujqësor. Pra, duam që tregu, bashkë me një skuadër që kemi me Universitetin e Harvardit, që po na ndihmon në konceptimin e këtij agregatori bujqësor, përveç shitjes me shumicë, të ketë mundësi edhe të marrë porosi të produkteve nga shitësit me shumicë, si mundësi për të dhënë financimin tek fermerët e zonës. Ky do të ishte një eksperiment i parë me një agregator të mirëfilltë biznesi bujqësor dhe jo vetëm një treg shumice ku ka tarifa më të ulëta se sa tregu privat”.

 

Erioni Veliaj mori pjese në panairin ku ekspozohen produkte dhe makineri  bujqesore, treg i cili do te qendroje i hapur deri ne 16 mars.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re