Gjatë punimeve të Asamblesë së PS, kreyministri Edi Rama aka akuzuar S{PAK-un se nuk po bën punën siç duhet, duke mos vënë përballë drejtësisë non-gratat.

Faxnews ka kërkuar komentin e kreut të SPAK-ut Arben Kraja në lidhje me këto akuza.

“Nuk kam asnjë koment për thirrjet e Ramës”– i është përgjigjur Kraja interesimit të Faxnews.

Po çfarë tha sot Rama për SPAK gjatë Asamblesë?

Është tallje e madhe që SPAK-u deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe vetëm për një lloj peshku dhe pa e pasur problem fare të gjuajë cironka me dinamit. Po nuk ka as parangall as vullnet që të gjuajë me dinamit peshkaqenët që i bëjnë leksione Amerikës dhe Europës dhe zgjohen e ngrysen duke nxjerrë llum nga goja.

Durimi ynë po soset, i imi po e po, por edhe i juaji, SPAK dhe ata që janë të interesuar që të bëjnë drejtësi në këtë vend, duhet të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën, e kemi vënë në vend dhe fakti që nuk kemi folur, por i kemi mbështetur për çdo veprim, dhe kur u bë veprimi i turpshëm i arkës së peshkut, shtrënguam dhëmbët, thirrja ime, që nuk është një thirrje partiake, por e asaj që ka udhëhequr reformën në drejtësi.

Zonja dhe zotërinj të SPAK zgjohuni dhe dilini në mbrojtje Shqipërisë se Shqipëria është e turpëruar para një ‘Non Grata që i bën karshillik një bote. Këtë turp ta mbaj SPAK, në deklaratën e DASH e ka të qartë të bëjnë detyrën e tyre në atë përfundim dhe kjo nuk është për Amerikën, revolta ime dhe e jona nuk është se po na ofendohet Amerika apo se po fyhet Amerika, jo fare, është se po delegjitimohet SPAK dhe sistemi i drejtësisë që kanë ngatërruar detyrat e drejtësisë penale me përgjegjësi administrative, që kanë ngatërruar nevojën për drejtësi me shkeljen e lirive dhe të drejtave të njerëzve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re