Skip to content

Zonja e Parë e Ukrainës: Djali im 9-vjeçar dëshiron të bëhet ushtar

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska thotë se lufta në Ukrainë e ka inkurajuar djalin e saj 9-vjeçar që të bëhet ushtar kur të rritet.

 

Në një intervistë për NBC, Zelenska tha se djali tani mendon vetëm për artet marciale dhe si të përdorë një armë.

 

“Shpresoj që djali im ta rikthejë fëmijërinë. Para luftës ka shkuar në folklor, ka luajtur piano, ka mësuar anglisht… Pas pushtimit, ai padyshim që dëshiron të jetë ushtar”, tha bashkëshortja e Volodymyr Zelenskyt.

 

Zelenska vizitoi SHBA-në, ku bëri apel që të dërgohen më shumë armë në Ukrainë.

 

Zonja e Parë dhe presidenti kanë dy fëmijë, një djalë nëntë vjeçar dhe një vajzë 18-vjeçare. Gjatë vizitës së saj, Zelenska foli edhe për problemet e fëmijëve dhe prindërve të tjerë në Ukrainë. Gjatë fjalimit 15-minutësh në Kongresin Amerikan, ajo tregoi foto dhe video të fëmijëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas.

 

“Ne duam që çdo baba dhe çdo nënë të jetë në gjendje t’i thotë fëmijës së tyre “Shko të flesh i qetë. Nuk do të ketë më sulme ajrore dhe raketa”. A është kjo shumë për të dëshiruar? Fatkeqësisht, lufta nuk ka përfunduar dhe terrori vazhdon”, tha ajo.

 

Gjatë vizitës së saj në SHBA, Zelenska u takua me presidentin amerikan, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden, si dhe me Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë