Edhe pse me Shqipërinë e lidhi vettingu, diplomatja e Brukselit Genoveva Ruiz Calavera, u ka përcjellë një letër sqaruese krerëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku, në emër të Komisionerit Johannes Hahn, u shkruan mbi arsyet e pamundësisë që ky i fundit të takohet me ta gjatë vizitës më të fundit në Tiranë. Por siç shkruan diplomatja spanjolle në emër të gjermanit Hahn, gjithçka po ndiqet me vëmendje rreth zhvillimeve për fatin e Teatrit.

“Të dashur anëtarë,

Faleminderit për letrat tuaja të 12 e 15 korrikut në adresë të Komisionerit Hahn për Ligjin Special, në lidhje me projektin e zhvillimit që përfshin ndërtimin e një ndërtese të re për Teatrin Kombëtar në Shqipëri.

Komisioneri më kërkoi t’ju përgjigjem në emër të tij.

Për fat të keq, për shkak të programit të tij tepër të ngjeshur, Komisioneri nuk kishte mundësi të takonte përfaqësuesit tuaj gjatë vizitës së tij në Tiranë gjatë këtij muaji.

Megjithatë, kemi mbajtur shënim me interesim të madh argumentet tuaj në lidhje me vlefshmërinë e ligjit të sipërpërmendur.

Komisioni u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të ofrojnë informacion shtesë për Ligjin Special, me qëllimin për të parë përputhshmërinë e tij me kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit midis BE dhe Shqipërisë, si dhe përputhshmërinë me rregullat e BE në fushën e ligjit të konkurrencës dhe prokurimet publike”, shkruan gruaja e Reformës në Drejtësi, kaluar për një çast te Teatri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re