Flamur Noka dhe Elisa Siropali kanë shkëmbyer replika me njëri tjetrin në seancën plenare.

Noka teksa iu referua vendimit të SPAK për të mos filluar procedimin ndaj deputetëve që dogjën karrige, i tha Spiropalit se së bashku me Ministrin e Brendshëm duhet të mbajnë përgjegjësi, pasi në Kuvend u fut policia e shtetit.

Noka: Mllefin tuaj e rrëzoi edhe Skapi i partisë, sapo ka pushuar cështjen për Elda Hotin dhe deputetët që dogjën karriget. Ministri i Brendshëm duhet të japë përgjigje para ligjit, ti zonja Nafie ke futur policin e shtetit, sepse këtu duhet të jetë vetëm garda. Kjo tregon mllef ndaj opozitës dhe tentative për ta terrorizuar opozitën ! E di si na dukeni ju? Si miza, prandaj do tju krehim.

Sekretari i Përgjithshëm i PD e quajti Spiropalin “Nafie”, ndërsa kryeparlamentarja e këshilloi që t’i kursejë metaforat.

 

Spiropali:  Flamur po e marr për replike. I ke pak të vjetëruara këto metaforat dhe krahasimet, por mua më kishe munguar në këtë foltore. Ku ta gjej që të jeni këtu që të diskutojmë. Keni bërë mirë që jeni këtu, se qytetarët duhet tju dëgjojnë. Por ato metaforat kurseji pak se nuk shkojnë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re