Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka njoftuar dorëheqjen e tij këtë mëngjes, sipas mediave veendase “Unë pres që procedura të fillojë brenda ditës dhe të zgjidhet një qeveri teknike”, tha Zaev.
Ai theksoi se pret që i gjithë procesi të ecë pa probleme, duke kujtuar se sistemi zgjedhor i qeverisë me mandatin teknik u thjeshtua në vitin 2016.
Kujtojmë se pas vendimit të Bashkimit Evropian për të vonuar fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore, liderët politikë në vend ranë dakord të shkojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.