Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i ka cilësuar kërkesat e partive opozitare shqiptare për përfshirjen e gjuhës shqipe në kushtetutë si kushte shtesë që pengojnë integrimin në BE dhe NATO.

 

Zoran Zaev: I kuptoj nevojat e njerëzve për të hapur debate, për të dhënë propozime e, por në fund askush nuk ka të drejtë të kushtëzojë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Sigurisht që nuk do të lejojmë zgjerimin e Kutisë së Pandorës këtë e dinë të gjithë”

 

I pyetur nëse Marrëveshja e Ohrit duhet të përfshihet në Preambulën e Kushtetutës , Zaev theksoi se një gjë e tillë është bërë në vitin 2001.

 

Zoran Zaev: Marrëveshja e Ohrit është pjesë e Kushtetutës, ajo pjesë ishte e përfshirë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Dua të theksoj se bashkëpunimi në proces është i rëndësishëm, por nuk duhet të minojmë procesin në një kohë që duhet të ndërmarrim hapa të guximshëm.

 

Kryeministri njoftoi se qeveria do të miratojë deri në fund të javës draft-amendamentet, të cilat do të hartohen së bashku me deputetët e larguar nga VMRO-DPMNE. Ndërsa deri në muajin janar, ai shpreson që procesi për ndryshimet kushtetuese të ketë përfunduar.

 

Nga ana tjetër, sa i përket dekretimit të ndryshimeve kushtetuese, mediat e vendit fqinj shkruajnë se presidenti Gjorge Ivanov, është nën hetim nën akuzat për mosdekretim të Ligjit për Gjuhet dhe të Marrëveshjes se Prespës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re