Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ditën e djeshme në një analizë të publikuar në disa media tregonte se si mund të dilnin nga kriza që është shkaktuar nga COVID-19.

Sot, deputetit të PS, i është përgjigjur në një reagim në rrjetet sociale, Anika Dokle, e cila është mjeke dhe vajza e ish-deputetit socialist, Namik Dokle.

Në reagimin e saj, ajo i kujton Beqajt koncensionet në shëndetësi, për të cilat ai akuzohet se ka vjedhur nga paratë e taksapaguesve. “Nuk i dolën koncesionet, jep mend dhe për pensionet. Zorrët në gojë… ”, shkruan mjekja Dokle.

Një ditë më parë, ish-ministri shkruante se dalja nga kriza ekonomike mund të realizohet duke ulur shpenzimet dhe pagat. Po ashtu ai bënte thirrje që duhej rishikuar skema e pensioneve, dhe të kishte ulje të tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re