Po përforcohet gjithnjë e më shumë bindja se shkaktarët e koronavirusit të ri në Kinë mund të jenë lakuriqët e natës, të cilët konsumohen në në këtë vend në vartiante të ndryshme. Kjo, edhe sipas shkencëtarëve të intervistuar nga reporterët e South China Post.

Lakuriqët e natës janë prej atyre specieve që ofrohen në treg, e kjo lidhet me faktin se dhe virusi ka patur si bazë përhapjeje pikërisht një treg gjallesash në Ëuhan, qytetin prej nga ku nisi të përhapej.

E nga ana tjetër është dhe një supë me lakuriqë nate, e njohur në menynë kineze, nga e cila mundet të jetë përhapur virusi.

Edhe pse është një gatim që shumicës së njerëzve u sjell zorrët të goja, për kinezët ajo konsiderohet një specialitet.

Përveçse në supë, lakuriqët hahen dhe skuqen.

Edhe SARS-i në 2003  u shkaktua pikërisht nga lakuriqët e natës. E megjithatë konsumi vazhdoi.

https://youtu.be/O8h6XLNWaWQ

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re