Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo falenderoi Shqipërinë për ndihmën që ka ofruar për shpëtimin e hebrenjve nga nazismi, teksa foli për rolin e shqiptarëve në luftën kundër antisemitizmit.

Në Konferencën Ballkanike Kundër Antisemitizmit, Pompeo tha se puna duhet fokusuar tek të gjitha vendet myslimane, ku antisemitizmi vijon të mbetet një problem real.

“Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Pas luftës dhe holokaustit ishte vendi që ofroi një ndihmë të rrallë për hebrenjtë. Shqiptarët ishin streha për hebrenjtë, për t’i shpëtuar nazizmit. Ju shpëtuat jetë dhe iu dhatë edhe dokumente false për t’i shpëtuar. Nder për Shqipërinë dhe trashëgimin e saj e tolerancën e saj. Ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar antisemitizmit. Ne jemi këtu për të ngritur zërin kundër antisemitizmit. Së pari duhet ta identifikojmë këtë kërcënim dhe të gjejmë mënyrat për ta luftuar. Duhet të ketë një fushë të barabartë për të gjitha shtetet. Kemi parë një përhapje të antisemitizmit dhe kjo është shqetësuese. Le të garantojmë sigurinë e çdo personi, që ne të jetojmë krah për krah. Ju falënderoj shumë për këtë punë të shkëlqyer. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Pompeo në mesazhin e tij.”

loading...