Shpesh dëgjon gjithë të zezat për shqiptarët. Në media çdo ditë vendin kryesor e zë kronika e zezë, krimet, vrasjet, vjedhjet dhe droga. Por a janë me të vërtetë shqiptarët një “kronikë e madhe e zezë”?

Mbase e kundërta është e vërtetë.

Shikoni rastin e këtij zotërie. I afrohet një të pastrehu për t’i dhënë një vakt ushqim. Një qytetar e ka filmuar teksa kalonte pranë zonës së njohur si ‘Vasil Shanto’ në Tiranë. Burri i ka dhënë ushqim nevojtarit, i cili ishte shtrirë në një stol.

Video u përcoll nga JOQ, ndërsa qytetari që e filmoi skenën tregoi:

“ Shqipëria do bëhet një ditë me kta njerëz kaq human sa ky zotria tek Vasil Shanto. Jua afrua dhe i dha ushqim. Zoti e ndihmoft.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re