Pesë ditë para se Kuvendi të miratojë raportin për shkarkimin, Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka komentuar vendimin e mazhorancës, ku është shprehur se zoti duhet ti falë ata që nuk dinë çfarë të bëjnë.

“Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, lutja është zoti ti falë ata që nuk dinë çfarë bëjnë dhe ti udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët.  Kjo është një përgjigje e qartë. Kam ardhur këtu për t’ju bashkuar këtij mesazhi bashkëjetesë. Kjo është e qartë

Nuk dua të flas në një vend të shenjtë për cështje që nuk ekzistojnë. Kjo tema e shkarkimit është pas 25 prillit dhe kur gjithçka është konfirmuar gjithçka që ka thënë presidenti . U tregua qartë se Kuvendi i dy viteve të fundit ishte ilegjitim.

Nuk kam asnjë shqetësim të tillë. Nëse doni të merreni me një gjë serioze merruni me hetimin e krimeve zgjedhore. Kjo është tema e rëndësishme për të gjithë. Sepse në një vend demokratik qytetarët duhet të sigurohen që të gjithë të jenë të barabartë”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re