Sali Berisha është shprehur se rikthimi i Donald Trump si president i SHBA-së është një mrekulli.

Kreu i PD-së deklaroi se Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump, ndërsa kombi i tij i madh e zgjodhi presidenti, për të shpëtuar SHBA, paqen dhe lirinë në botë.

Sali Berisha: Rikthimi i Donald Trump si presidenti i 47 i SHBA është rikthimi me votën e lirë, më i fuqishëm, më i jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit.

Rikthimi i presidentit Donald Trump ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan, por edhe për mbarë botën.

Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump dhe kombi i tij i madh e zgjodhi president për të shptuar SHBA, lirinë, paqen dhe sigurinë në botë.

Nga sot, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, fuqia e pakrahasueshme e SHBA, do të bëjë këtë vend, por edhe mbarë botën, më të lirë dhe më të sigurt.

Rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i SHBA, dhe jo vetëm i tyre, nga vërshimi politik, kulturor, social në politikën zyrtare të administratës amerikane i ekstremit të majtë marksist-leninist, dhe përtej marksist-sorosian, që me flamurin e censurës uoke kulture, dhe sulmin ndaj familjes dhe identitetit gjinor njerëzor, përbën një rrezik madhor për qytetërimin perëndimor dhe njerëzimin në tërësi.

Nga sot, me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, liria e fjalës dhe mendimit janë më të garantuara.

Trashëgimia dhe kultura tradicionale e kombeve, familja dhe identiteti njerëzor janë më të mbrojtura dhe më të sigurta se ndonjëherë më parë.

Kthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së tyre kundër opozitave konservatore në botë.

Shënon fundin e shndërrimit të fondacioneve të superspekulantit, kryekorrupturit dhe kryecensorit të planetit, Soros, de facto në ambasadën në hijie të SHBA, së bashku me diplomacinë zyrtare mbështetën axhendën e ekstremit të majtë, përfshi këtu shndërrimin e sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit të qeverive të majta, përdorimin e tij njëlloj si në SHBA për persekutimin, arrestimin dhe burgosjen e kundërshtarëve politikë konservatorë.

Mbështetën politikën e pajtimit me krimin, drogën dhe në rastin konkret ndërtimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

PD u përball këto vite me përpjekjet korruptive të Edi Ramës dhe Xhorxh Soros kundër saj, me angazhimin direkt të diplomacisë së ndikuar nga Sorosi në persekutimin e udhëheqjes politike të kësaj partie, përpjekjen për shndërrimin e saj në fasadë-opozitë dhe asgjësimin e saj.

Por, me gjithë këto, PD qëndroi dhe është sot e vendosur të bashkpëunojë ngushtë me Partinë Republikane, administratën e presidentit Donald Trump për marrëdhëniet me të ngushta miqësore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona.

PD është shumë e inkurajuar nga zotimi i presidentit Donald Trump për të shpallur grupe terroriste të karteleve të drogës. Ky zotim është një mbështetje tejet e çmuar për qytetarët shqiptarë, që përjetojnë narkodiktaturën e Edi Ramës dhe klaneve rajonale e ndërkombëtare të drogës, me të cilat ai ndan pushtetin.

Duke përfunduar, PD si një partnere dhe mike e vërtetë e Partisë Republikane dhe SHBA që nga themelimi i saj, i dërgon sot presidentit të 47 të SHBA, Donald Trump, urimet më të përzemërta për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e vendosur e vizionare të SHBA në interesin më të mirë të vendit, udhëheqës të botës së lirë, miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re