Skip to content

Zoti Murrizi, publikoni emrat e aktorëve spiunë, ndryshe ju diskretitoni veten tuaj!

Regjizori Kastriot Çipi, i është përgjigjur deputetit Myslim Murrizi ,pas deklaratës së këtij të fundit në një emision televiziv se një pjesë e artistëve që protestojnë për Teatrin  janë me dosje dhe kanë qenë bashkëpunëtorë me sigurimin e shtetit.

Nuk dua të aludoj, por një pjesë e atyre që vijnë vërdallë, janë dy tre emra, me dosje, këta që do të krijojnë parti të re, që nuk e di çfarë janë artistë apo çfarë , këta që dalin është shprehur Murrizi.

Çipi shprehet se deputeti ka detyrimin moral dhe ligjor të publikojë emrat.

Reagimi I plotë:

I nderuar z. Murrizi,
pas deklaratës suaj publike për artistë me dosje në gjirin e AMT, mendoj se keni detyrimin moral dhe ligjor të publikoni emrat dhe pseudonimet përkatëse.
Në të kundërt, ju diskreditoni dhe kompromentoni rëndë personin tuaj!