Situata e zjarreve vijon të jetë problematike në zonën e Lezhës dhe në terren janë vetëm forcat zjarrfikëse të cilat po përballen me flakët.

Në një prononcim për Fax News një nga zjarrëfikësit u shpreh se po punojnë prej ditësh pa ndërprerje në zonën e malit për të shuar flakët.

I pyetur nga gazetarja e Fax News se prej sa ditësh po punojnë në zonat aktive të zjarrit, zjarrëfikësi u përgjigj se janë 4 ditë intensive pune në pjesën e malit dhe situata është shumë e e dobët aq sa kanë frikë cdo ditë për jetën e tyre.

“Kemi 4 ditë që punojmë me shokët në vatrat e zjarrit dhe situata duket shumë kritike, urojmë që të fiket shumë shpejt. Për izolimin e zjarrit kemi punuar me mjete rrethanore, me lopata me gjethe, zoti na ndihmoftë sepse dalim me frikë nga shtëpia. Nuk e dimë se kur do të mbarojmë me punën, presim ca të na thotë shteti”- u shpreh ai.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re