Skip to content

“Zoti ne xhenet e paqe”/ Humbi jetën në lule të rinisë nga aksidenti tragjik në Kukës, publikohet fotoja e të riut (EMRI)

Aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Kukës ka lënë pas një viktimë.

Bëhet me dije se personi që ndërroi jetë është një 30-vjeçar i identifikuar si Sadri Duraku. Sipas njoftimit të policisë Duraku ishte duke lëvizur me biçikletën e tij ndërkohë që është përplasur nga një 47-vjeçar me automjet.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”. Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar edhe fotoja e të riut që humbi jetën në moshë fare të re.

“Nje aksident sot i mori jeten ne lule te rinisë Sadri Durakut. Ngushellime familjes se tij per humbjen e të afërmit te tyre.

“Zoti ne xhenet e paqe” shkruan një i afërm i tij në Facebook, teksa ka postuar edhe foton e të riut që humbi jetën nga aksidenti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb