Ardian Vreto, që mbante detyrën e shefit të Policisë Bashkiake në Përrenja humbi jetën sot në një aksident me makinë, ku iu plagosën dhe disa familjarë. Ardian Vreto është vëllai i kreut të PD-së, në Prrenjas, Bujar Vreto, i cili ka bërë një dedikim prekës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vreto ka shkruar për vdekjen e vëllait, ku i shkruan fjalë të ndjera. “Ardian ku po shkon vëlla? Ne jemi të tre, pse Zot, pse? Zoti të mori pranë vetes”, shkruan Vreto.

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pranë fshatit Pishkash, ku një person ka humbur jetën.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një makinë tip “Benz” me një makinë tjetër tip “Ford” dhe si pasojë drejtuesi i makinës “Ford”, 45-vjeçari Ardian Vreto, ka ndërruar jetë në spitalin e Librazhdit, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re