Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, u zotua se me ardhjen e PD-së në pushtet, do të nënshkruhet nje marrëveshje që qytetarët e Kosovës do të gëzojnë shtetësinë shqiptare.

 

Po ashtu, ai paralajmëroi protesta për të drejtat e emigrantëve, dhe premtoi se nuk do të ketë më kurrë proces zgjedhjesh pa votat e diasporës.

 

“Çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do të përballet me reagimin e kombit shqiptar si komb i vetëm. Unë garantoj diasporën dhe emigracionin se Shqipëria nuk do të votojë kurrë për ju. Do mbushim rrugët dhe sheshet e Tiranës për të drejtat e patjetërsueshme. Shqiptarët kudo që janë do të kenë shtetësi shqiptare, shqiptarët në Kosovë dhe një marrëveshje me qeverinë e Kosovës do të gëzojnë dy shtetësi njësoj si qytetarët shqiptarë këtu apo në Kosovë”, deklaroi Berisha.

 

Sipas tij, nëse PD vjen në pushtet, shqiptarët dhe bizneset do të kenë taksat më të ulëta në Europë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re