Basha: Nuk pret koha deri me 25 Prill. Nëse këto 2 javë jam drejtuar me civiletet por me vendosmëri, sot them se moszbatimi i planit me 5 pika, e ngarkon Ramën dhe ministrat e tij jo vetëm me përgjegjësi politike por dhe penale.

Kriza nuk përballohet me gënjeshtra dhe teatër të dalë mode. Është e vetmja qeveri në botë që dhe në situatë si ajo e tërmetit nuk e ndal vjedhjen.

Me 11 mars, ne mes te pandemise, Edi Rama beri tendera sekrete. Dy javë pas shpalljes së planit tonë, kemi një qeveri të vendosur të injorojë nevojat e shqiptarëve dhe të vazhdojë vjedhjen. Te ndale menjehere pagesat korruptive nga thesari i shtetit. Sot zotohem se do bëj cdo gjë për ta ndëshkuar. Ti cojë paratë urgjentisht tek njerëzit në nevojë.

Shqipëria nuk është një vend i varfër por i vjedhur dhe i keqqeverisur. Si gjatë tërmetit dhe gjatë pandemisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re