Shefi ekzekutiv i rrjetit social më popullor në botë Mark Zuckerberg do të dëshmojë përballë Kongresit Amerikan lidhur me keqpërdorimin e informacionin të Facebook nga një firmë konsulence për të interferuar zgjedhjet presidenciale Amerikane.

Zuckerberg do të dalë përballë Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë më 11 Prill.

Kjo dëgjesë do të jetë një mundësi e artë për të hedhur më shumë dritë rreth skandalit që pushtuar titujt e mediave botërore muajin e kaluar.

Javët e fundit rrjeti social është vënë nën një breshëri sulmesh dhe kritikash pas zbulimit të skandalit Cambridge Analytica, një firmë konsulence e cila vodhi të dhënat e 50 milion përdoruesve të Facebook.

Të dhënat e grumbulluara nga kjo firmë janë përdorur nga drejtues të fushatës zgjedhore të Trump.

Rrjeti social ka premtuar të hetojë të gjitha aplikacionet që kanë akses të sasi të mëdha informacioni si dhe tu kufizojë zhvilluesve aksesin. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re