Zuckerberg kërkon falje duke zënë një faqe të tërë të gazetave më prestigjoze në Amerikë dhe Angli

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, u ka kërkuar falje përdoruesve me një shkrim gjigand të publikuar në faqet e gazetave New York times, Washington Post, Wall Street Journal dhe 6 gazeta angleze.

Mesazhi është publikuar në seksionin e reklamave të gazetave dhe ka zënë hapësirën e të gjithë fletës. Teksti nis me fjalinë: “Ne kemi përgjegjësinë të mbrojmë të dhënat dhe informacionin tuaj. Nëse nuk e bëjmë, atherë nuk i meritojmë ato”.

Teksti i plotë:

“Ju mund të keni dëgjuar në lidhje me një aplikacion në formë kuici i ndërtuar nga një studiues universiteti që mblidhte të dhënat e miliona përdoruesve nga Facebook. Kjo ishte një shfrytëzimi besimit tuaj dhe unë kërkoj ndjesë që nuk patëm mundësi të ndryshonim diçka në atë moment. Tani, po përpiqemi të sigurojmë që kjo gjë nuk do të ndodhë më në të ardhmen.

Tashmë, kemi ndaluar aplikacione të kësaj forme në marrjen e informacioneve dhe gjithashtu po limitojmë të dhënat që marrin pasi ju logoheni duke përdorur Facebook.

Jemi gjithashtu duke hetuar mbi çdo aplikacion që ka patur akses në sasi të madhe të dhënash para se ta rregullonim këtë problem. Mendojmë që ka të tjerë dhe, në momentin që do I zbulojmë, do i ndalojmë duke i treguar çdo përdoruesi.

Si fundmi, do ju rikujtojmë në lidhje me çdo aplikacion për të cilin ju keni dhënë aksesin e të dhënave tuaja, kështu ju do të keni mundësinë të fshini ato që nuk ju duhen.

Ju falenderoj që besoni në komunitetin tonë. Ju premtoj që do bëjmë më të mirën për ju.

Mark Zuckerberg” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re