Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi gjykon se bizneset prodhuese nuk do ta përballojnë dot krizën, ndryshe nga ato importuese.

 

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis”, Zusi sqaroi se ata nuk mund t’i rezistojnë një krize pasi shpenzimet i ka fikse.

 

“Kam frikë se një pjesë e bizneseve prodhuese nuk do të rezistojnë dot. Bizneset importuese do të vazhdojnë të jenë atje. Kurse biznesi prodhues, si prodhoi një mijë njësi në ditë, si prodhoi 500, ka shpenzime fikse për ekonomistin, teknikun, inxhinierin, rojen, etj., i ke fikse. Shpenzimi fiks të rrit koston e prodhimit, të rrit çmimin, banka ul euron, importi të konkurron. Do të vijë një moment që do të mbyllen fabrikat 1 muaj a dy muaj, deri sa të kalojë kriza. Por kjo është mbyllja më e mirë sepse mund të ketë mbyllje falimentuese.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re