Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi do të zhvillojë sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Takimi do të zhvillohet në selinë e PD-së. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 18:30.
Kujtojmë se sot Grubi zhvilloi një takim edhe me presidentin Ilir Meta, ku në fokus të diskutimit të tyre ishin marrëdhëniet mes dy vendeve.
