Në komitetin per Politike te Jashtme të Parlamentit Europian, Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka deklaruar se Kosova tregoi konstruktivitet ne procesin e dialogut duke theksuar se e ka pranuar propozimin evropian për normalizimin e marredhenieve me Serbinë. Por numri dy i qeverise sqaroi:

 

“Marrëveshjet e kaluara vetëm e listojne një mëkanizëm që do te mundesoje koordinimin ndermjet komunave me shumice serbe ne forme te nje asociacioni.Do te jete nje institucion jo qeveritar qe koordinon këtë cështje,por kurre nuk eshte parapare si nje autonomi territoriale për asnjë pjesë të vendit, qofshin ato komuna ne veri apo ne jug. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, duhet të jetë në përputhje me qëndrimet e BE-së se nuk mund të ketë fuqi ekzekutive, siç është thënë në letrën që ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federika Mogherini, ia kishte dërguar atë botë kryeministrit të Kosovës. Së treti, që Asociacioni të mos paraqesë nivelin e tretë të pushtetit”

 

Ndërkohë në një deklaratë për mediat Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic i eshte pergjigjur Bislimit duke theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë organizatë joqeveritare, por do të formohet sipas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel.

 

“Përfaqësues të institucioneve të përkohshme në Prishtinë kanë intensifikuar fushatën e tyre propaganduese me të cilën synojnë ta rikonceptojnë Asociacionin e komunave serbe, duke u përpjekur me këmbëngulje ta reduktojnë në nivelin e një organizate joqeveritare, edhe pse është e qartë se Beogradi, në përpjekjet për të krijuar mekanizma solidë dhe të besueshëm për të mbrojtur pozicionin e vet dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë, nuk do të devijojë as edhe një pikë nga Marrëveshja e parë e Brukselit dhe aktet e tjera nga dialogu që përcaktojnë qartë Asociacionin e komunave serbe. Sepse, po të ishte i tillë, Prishtina s’do të zvarriste për kaq vjet përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e parë e Brukselit. Asociacioni s’do të jetë siç Besnik Bislimi ose Albin Kurti do të donin, por do të formohet sipas asaj që është nënshkruar në Bruksel”.

 

Ndërkohë Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë e kanë miratuar të hënën propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re