Zëvendëskryeministri Erjon Braçe në mbledhjen e qeverisë kësaj të mërkure ka bërë thirrje kabinetit qeveritar se e gjithë vëmendja tashmë duhet të përqendrohet te zonat rurale dhe periferitë, për shkak të motit dhe nisjes së dëborës.

 

Braçe ndër të tjera është shprehur se urgjencë në këto moment është zëvendësimi i çadrave aktuale me çadra dimërore, si dhe zhvendosja dhe strehimi i njerëzve nga hotelet në shtëpi me qira.

 

“ Duhet të bëhet zëvendësimi i çadrave menjëherë, që të jenë çadra dimërore. Duhet të përshpejtojmë gjetjen e banesave me qira. Kruja, Vora, e kanë të pamundur të gjejnë vetë banesa me qira, do duhet t’i akomodojmë ne në Tiranë. Duhet të bëjmë zhvendosjen brenda këtij muaji dhe strehimin e këtyre personave nga hotelet në shtëpi me qira. Do duhet të mbyllim procesin, Laçi dhe Lezha duhen kthyer në prioritet, për shkak të panikut të përhapur atje, por edhe për shkak të faktit se duhet të nisim programin se ç’do bëhet me ata njerëz”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re