Zv.Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha se DEA kishte dijeni për kokainën që vinte nga Kolumbia.

Duke folur për ERTV, Lamallari thekson se gjithë pjesëtarët e bandës së kokainës janë nën vëzhgim nga policia.

Ka pasur një hetim paraprak?

Kurrsesi s’mund të ishte rastësore, kishte informacione. Anëtarët e grupit, disa prej tyre kanë edhe precedentë të mëparshem penalë në vende të tejra.

Ka pasur bashkepunim me partnerët ndërkombetare?

Janë vënë në dijeni dhe jemi në bashkëpunim intensiv. Po shkëmbejmë informacione pas sekuestrimtit të kokainës.

Ku do shkonte kjo sasi droge?

Edhe pse mbetet për t’u provuar nga hetimet që vazhdojnë, është e logjikshme destinacioni. Tregu i konsumatoreve brenda vendit është i papërfillshem me sasinë e kapur ditët e fundit.

A kishin garanci këta trafikantë nga politikanë shqiptarë?

Nëse do kishte garanci nga autoritetet politike, s’do ishin kapur, po do iknin. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re