Zv.ministrja e Punëve të Jashtme Megi Fino ka deklaruar se inegrimi i Shqipërisë në BE është prioritet i qeverisë tonë.

 

Nga studio e Quo Vadis, ajo tha se 7 vitet që janë premtuar për integrimin e vendit nuk janë shumë larg, por shton se shpresat nuk mbahen tek datat.

 

Përveç faktit që edhe për ne edhe për qeverinë shqiptare, integrimi në BE është një prioritet. Sigurisht që është një prioritet edhe për politikën tonë të jashtme bashkëpunimi rajonal. Për këtë arsye ka pasur edhe shumë nisma rajonale të cilat kanë pasur këtë qëllim, pra bashkëpunimin, dialogun dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik. Kjo është një gjë që mbështetet nga BE nuk ka asnjë dyshim. U përmendën 4 shtyllat që janë diskutuar gjatë këtyre muajve që kur e nxorri Von Der Layen.

 

Ne nuk i mbajmë shpresat tek datat. 2030 është një datë  pozitive, 7 vite nuk janë shumë gjatë. E rëndësishme është që të jetë një ushtrim për administartën tonë. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re