Pak orë para ndërrimit të viteve, zëvendës Ministrja e Brendshme, Romina Kuko ishte në Shëngjin për të shpërndarë dhurata për fëmijët që janë strehuar bashkë me familjet e tyre në hotel, pasi humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=JCfa9WfRSWE?feature=oembed&w=500&h=281]

Por në hollin e hotelit, një zonjë që pa kameren, shprehu zemërimin e saj.

“Vuajmë për shtëpi jo për dhurata. Çfarë janë këto, bëjnë lodra për fëmijët, ky është një turp, turp”, theksoi qytetarja.

Pas aktivitetit Zv.ministrja e Brendshme Kuko u pyet nga “ABC News” se ku do të strehohen këta banorë pasi të lënë hotelin.

“Ky është problem që do të kërkojë pak kohë. Banorët do të mund të banojnë ku të duan, bonusi i qerasë është një bonus i konsiderueshëm”, u shpreh Kuko.

Banorët e Thumanës që ndodhen në hotelet e Shëngjinit thonë se nuk do të dalin prej tyre në 3 janar siç ju kërkuan përfaqësuesit e Bashkisë së Krujës. Ata nuk firmosën as dokumetat për marrjen e bonusit të strehimit nga Bashkia të cilin e quajnë të pamjaftueshëm.

“Jemi 349 vetë nga Thumana, nuk dalim nga hoteli pa një vendim Bashkie”, shprehen banorët.

Këta banorë thonë se gjetja e një shtëpie me qira është e vështirë për sa kohë që çmimet janë rritur dhe vlera e bonusit nuk përputhet.

“Kemi kërkuar, por ka një rritje të çmimeve”, shprehen banorët.

Pjesa më e madhe e këtyre banorëve që prej më shumë se një muaj janë vendosur në hotelet e Shëngjinit janë nga Thumana. Ata kanë jetuar tek pallatet që u shembën totalisht ose pranë tyre./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re