Në një lidhje skype me emisionin “Opinion”, ka folur zv.ministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzhaparova.

Gjatë fjalës së saj, ministrja ka thënë se mendohet që rusët do të shpallin një luftë të hapur me Ukrainën në datën 9 Maj, ditë kjo kur rusët dhe ukrainasit në kuadrin e ushtrisë së kuqe fituan luftën mes nazistëve në vitin 1945.

Blendi Fevziu: Po situatën në zonën lindore dhe juglindore të Ukrainës si mund ta përcaktoni për momentin?

Emine Dzhaparova: Sigurisht që është e vështirë, ju e përmendët saktë situatën atje, tanimë janë fokusuar në pjesën lindore dhe juglindore të vendit. Ne e prisnim këtë sulm para në javë, ndërkohë që në 9 Maj, është një ditë e veçantë për ta. Ne presim që të sulmojnë në 9 Maj. Në 1 maj kanë thirrur për mobilizimin dhe kanë thënë se do të shpallin luftë me vendin tonë, pra do të shpallin luftë të hapur dhe kanë për të kryer sulme kryesore për të ndarë vendin në pjesën lindore dhe juglindore, pra duan që të bëjnë këtë ndarje.

Blendi Fevziu: Është pak i hidhur fakti që 9 Maji është dita kur rusët dhe ukrainasit në kuadrin e ushtrisë së kuqe fituan luftën mes nazistëve në vitin 1945 dhe kjo mund të bëhet dita zyrtare e shpalljes së një lufte midis këtyre dy popujve që kanë një histori të gjatë dhe të përbashkët.

Emine Dzhaparova: Kjo është ajo gjëja që janë përpjekur për të bërë po përpiqen që të mbulojnë krimet e tyre.

Në lidhje me situatën në kryeqytetin ukrainas, Kiev, zv. ministrja ukrainase ka thënë se po rinovohet jeta në këtë qytet.

Blendi Fevziu: Si është situata në Kiev?

Emine Dzhaparova: Situata në Kiev është duke ndryshuar, jemi duke u ringjallur. Qeveria është duke zhvilluar takime disa herë në javë. Ne po vëmë re se ka njerëz që po i kthehen kryeqytetit, pra ne jemi duke rinovuar jetën në kryeqytet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re