Zëvendës presidenti i Azerbajxhanit, Hikmet Hacıyev deklaroi se ushtria e Armenisë shkeli armëpushimin duke përdorur avionët luftarakë.

Në një mesazh nga llogaria e tij në Twitter, Hacıyev tha se “Ushtria e Armenisë shkeli armëpushimin në mënyrë të hapur duke përdorur avionët e saj luftarakë për të bombarduar pozicionet e ushtrisë së Azerbajxhanit”.

Armëpushimi i përkohshëm humanitar mbi të cilin u dakorduan Azerbajxhani dhe Armenia hyri në fuqi duke filluar nga mesnata mbrëmë prej orës 00.00 sipas kohës lokale.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re