Zëvendës rektorja e Universitetit Luarasi, Ani Dasho, në studion e emisionit ‘Log.’, në News24, ka deklaruar se për studentët e parë parë të tre programeve të London School of Economisc, Finance, Business and Managment dhe Data Science and Business Analytics, “Hysenbelliu Group”, ka akorduar një bursë prej 2 mijë euro nga totali 9 mijë euro.

Gjithashtu tha se “për studentët 10/10 ne akordojmë edhe bursa të tjera ekselence.”

Duke iu drejtuar gjimnazistëve, që do të jenë studentë të ardhshëm të këtyre 3 programeve të LSE, Dasho tha se ata mund të paraqiten në Universitetin Luarasi nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite, për të gjithë procedurat.

Dasho: Në Universitetin Luarasi ka bursa ekselence. Ndërsa Hysenbelliu Group për studentët e parë të tre programeve të LSE ka akorduar një bursë prej 2 mijë euro nga totali 9 mijë euro. Shifra është bërë publike. Tarifa e këtij viti akademik është 7 mijë euro, me 2 mijë euro bursë nga Hysenbelliu Group.

Gjithashtu për studentët 10/10 ne akordojmë edhe bursa të tjera ekselence, të cilat do t’i shfaqim në takimet me gjimnazistët.

Do të thosha diçka për gjimnazistët që do të jenë studentë të ardhshëm të këtyre 3 programeve, universiteti është i hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite, për kundrejt gjithë ekipit të dedikuar të LSE prej 12 vitesh, për të ndihmuar të gjithë procedurat për të testuar dhe inkurajuar gjimnazistët në fushën e matematikës dhe në pjesën e anglishtes.

LEXO EDHE: Binjakëzimi i Universitetit “Luarasi” me “London School of Economics”, zv.rektorja: Studentët pajisen me dy diploma! Ja tre programet bachelor që kemi marrë prej tyre

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko