Subscribe

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka prezantuar për mediat arsenalin e municioneve luftarake dhe dokumenteve që iu është gjetur agresorëve serbë në veri. Ai thekson se janë gjetur harta, gjë e cila tregon se plani ishte i mirëplanifikuar.

 

Nga ana tjetër, ai njoftoi që 6 nga agresorët po mjekohen në Novi Pazar, por bëri thirrje që Serbia t’i dorëzojë në Kosovë, që ata të përballen me ligjin.

 

“Vlen të theksohet se asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion sipas informatave të deritanishme gjashtë terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojë menjëherë autoriteve të Kosovës, për aktet e tyre terroriste”, u shpreh Sveçla. ‘Në vetura janë gjetur harta e plane që tregojnë për organizmin e gjatë dhe të mirëmenduara. Kemi të bëjmë me organizmin terrorist të urdhëruar direkt nga Beogradi. Ai është nënkryetar i listës serbë. Harta e këtij plani është më e qartë se kurrë. Edhe disa nga pjesëtarët e këtij grupi terrorist që janë identifikuar. I gjithë ky armatim i sekuestruar ka qenë pjesë e operacionit të djeshëm. Ka pasur një plan të përfshirjes së qindra personave të përfshirë në plan.’- tha Sveçla.

 

Sveçla theksoi se vendosmëria e uniformave blu gjatë përballjes me agresorët serbë, tregoi se Kosova është gjithmonë e gatshme për të mbrojtur integritetin e saj territorial.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re