Skip to content

‘Zvërneci’, protestuesit nesër tubim në Plazhin e Dalanit dhe më pas do të marshojnë në kryeqytet

Progetto senza titolo 19

Aktivistët kanë paralajmëruar se nesër nuk do të protestojnë vetëm në kryeqytet për projektin kundër Zvërnecit, por edhe në Plazhi i Dalanit (Zvërnec).

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëhet me dije se nisja nga Tirana drejt Zvërnecit do të bëhet mbrapa Teatrit të Operas dhe Baletit, në orën 08:00.

Pas marshimit theksohet se do të vijnë në kryeqytet, për të mbajtur protestën e radhës në orën 18:00.

  • “Lajmërim: Ndryshim vendodhjeje për marshimin në Vjosë-Nartë!
  • Më 6 Qershor, do të mblidhemi për të marshuar në një nga vendet më të bukura që Shqipëria ka. Një peizazh i rrallë ku laguna takon detin, ku dunat e rërës kanë mbrojtur Vlorën për shekuj dhe ku qindra lloje shpendësh gjejnë strehë.
  • Do të jemi aty për të treguar se bukuria e Vjosë-Nartës nuk është për t’u shkatërruar, por për t’u mbrojtur.
  • 6 Qershor, Zvernec – Plazhi i Dalanit
  • Nisja nga Tirana, mbrapa Teatrit të Operas dhe Baletit, në orën 08:00. Vendet janë të limituara.
  • Pas marshimit, do të kthehemi të gjithë së bashku në Tiranë për të protestuar në orën 18:00, në Sheshin Skënderbej”, thuhet në njoftim.

Dje në ditën e pestë të protestës, ata kërkuan anulimin e planit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, duke ngritur gjithashtu një sërë kërkesash të tjera ndaj qeverisë. Protestuesit kërkuan shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe dorëheqjen e qeverisë.

KËRKESAT E PROTESTUESVE
1-  Dorëheqjen e qeverisë

2- Shfuqizimin e statusit dhe te kuadrit ligjor për statusin strategjik

3- shfuqizimin e paketës se maleve

4- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për zonat e mbrojtura

5- anulimin e ndryshimeve ne ligjin për trashëgimin kulturore shqiptare

6a22da1753eecnarata