Një fëmijë shqiptar 4-vjeçar ka humbur ditën e djeshme në Zvicër. Kjo
gjë ka shkaktuar alarm te autoritet policore të cilët kanë nisur
menjëherë kërkimin për gjetjen e fëmijës.
Siç raporton “Blick”, fëmija shqiptar me emrin Zenel ishte së bashku me nënën e tij, Burbuqe M., pranë një parku lojërash në Lenzburgerstrasse. Ai u zhduk dje pasdite pa lënë asnjë gjurmë.
“Zeneli ishte në shesh lojërash me fëmijët e tjerë, duke luajtur
me ta dhe duke ngarë biçikletën e tij përgjatë bllokut. Pas rreth pesë
xhirosh ai papritmas nuk u shfaq më. Gruaja ime menjëherë shkoi në
kërkim të tij dhe gjeti vetëm biçikletën e tij. Por nuk kishte gjurmë të
Zenelit! Ajo kërkoi kudo, por nuk mundi ta gjente”- tha babai.
Previous articleProvokoi serbët/ Stilisti i Jonidës zbulon cfarë ndodhi me këngëtaren serbe në prapaskenëNext articleSi në mesjetë! Ky është fshati shqiptar që nuk i ‘njeh’ lekët
