Qeveria zvicerane do të investojë 2.2 milionë franga për dy projekte të rëndësishme në menaxhimin e mbetjeve urbane në infrastrukturë në Qarkun e Beratit.
Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Christoph Graf ka deklaruar se qeveria zvicerane do të investojë 2.2 milionë franga lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane në këtë qytet.

Këto deklarata u bënë gjatë një mbledhje të ambasadorit zviceran, Christoph Graf me 5 drejtuesit vendor të qarkut të Beratit.

Gjatë fjalës së tij Graf tha se këto investime do të shërbejnë për realizimin e  dy projekteve për menaxhimin e mbetjeve urbane për një zonë me rëndësi siç është Berati.

“Për një zonë kaq të rëndësishme siç është Berati zgjidhja e problemit të mbetjeve urbane ka shumë rëndësi. Gjatë rrugës inspektuam vendin ku grumbullohen mbetjet dhe është shumë e rrezikshme që një pjesë e tyre hidhen dhe në lum, duke dëmtuar rëndë një zonë kaq tërheqëse si Berati. Lajmi i mirë është që është lëvruar fondi 2.2 milionë franga, të cilat do të shkojnë për mbylljen e problemit të madh të mbetjeve urbane.” – tha Graf
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re