Skip to content

Zvicra krah Shqipërisë për integrimin evropian

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjatë vizitës zyrtare në Zvicër, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Parlamentit të Zvicrës, Irène Kälin.

 

Në takimin me kryetaren e Parlamentit të Zvicrës, Nikolla vuri theksin te bashkëpunimi dypalëshe mes dy vendeve.

 

“Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli Kombëtar i nxisin bashkëpunimin e suksesshëm dypalësh. Mirënjohje për kontributin e Zvicrës në fuqizimin e funksionit legjislativ e mbikëqyrës të Kuvendit të Shqipërisë dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare. Inspiruese përgëzimet për rolin e Shqipërisë si lider i integrimit rajonal. Faleminderit për vlerësimet për kontributin e Kuvendit në avancimin e reformave demokratizuese dhe integruese”, shprehet Nikolla në një postim në rrjetet sociale.

 

Nikolla thekson se, Zvicra është në krah të Shqipërisë dhe Këshilli Kombëtar në mbështetje të Kuvendit për progresin e mëtejshëm të zhvillimit, demokratizimit dhe integrimit evropian të Shqipërisë.

 

“Diaspora shqiptare në Zvicër, urandërtuese e miqësisë dhe e bashkëpunimit. Emocionuese, prania në seancën plenare dhe përshëndetja e përzemërt nga deputetët zviceranë”, shprehet ajo.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë