Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që nga 1 janari i vitit 2024, shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në këtë shtet pa vizë.

Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por është pjesë e Zonës Schengen.

Në prill, Bashkimi Evropian vendosi që shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet anëtare të bllokut, duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Këshilli Federal tha përmes një njoftimi se Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat për heqjen e vizave, në kuptim të sigurisë, kontrolleve kufitare dhe të menaxhimit të migracionit.

Të gjithë shtetasit e Kosovës do të mund të hyjnë në Zvicër vetëm me pasaportë biometrike dhe mund të qëndrojnë deri në 90 ditë. Kjo kohëzgjatje vlen edhe për qëndrimin në 27 shtetet e BE-së.

Zvicra njeh pavarësinë e Kosovës dhe në këtë shtet ka një diasporë të madhe kosovare. /rel/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re