Qytetarët e Zvicrës duhet mbajnë parasysh që të kenë qirinj në shtëpi në rast të ndërprerjeve të energjisë elektrike me zgjatje disa orë.

Kështu thotë kreu i rregullatorit të energjisë (Elcom) Werner Luginbühl për Neue Zurcher Zeitung.

Në këtë vend të sndartatit të lartë të jeteësës, autoritetet po përgatiten tashmë për mungesën e energjisë elektrike që nga vjeshta, ndaj qytetarëve u thuhet se në dimër duhet të llogarisin në ndërprerjet e energjisë elektrike.

“Ju këshilloj të keni mjaft qirinj në shtëpi, kush ka një sobë druri të ketë mjaftueshëm dru”, tha ai.

Ai theksoi se politika paralajmëruese e “Elcom” është marrë lehtë në vitet e kaluara.

Nëse ka mungesë energjie, autoritetet zvicerane kanë përgatitur masa, si reduktimi i ndriçimit rrugor, fikja e ndriçimit të vitrinave dhe e reklamave me ndriçim.

Në këtë aspekt, shqiptarët u duhet të përgatiten që thjesht mos qahen shumë dhe të mos mendojnë se janë qendra e botës në vuajtje. Thjesht janë pjesë e saj, me të mirat dhe të këqijat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re