Numri i migrantëve të cilën mbërrijnë në Britani të Madhe është ulur dukshëm pas Brexit-it, ndërkohë që shifrat flasin se nga qershori i vitit 2016 deri në qershorin e vitit 2017, numri i migrantëve është ulur për 106 mijë, krahasuar me periudhën paraprake njëvjeçare.
Zyra për Statistika Kombëtare (ONS), publikoi një raport të enjten, në të cilin thuhet se numri i migrantëve të cilët kanë mbërritur në Britani në periudhën e lartpërmendur ka qenë 230 mijë.
Shifrat e publikuara flasin për 106 mijë migrantë më pak në priudhën qershor 2016-qershor 2017, që është publikimi i parë i të dhënave për migrantët pas referendumit Brexit, shkruan aa. Kreu i ONS-së për statistika ndërkombëtare, Nicola White, tha se përkundër arritjes së migrantëve në Britani, ka një rënie domethënëse.
“Rënia e numrit vjen pas një periudhe me numër të madh të migrantëve të ardhur në vend, prandaj është akoma herët të vlerësojmë nëse vallë paraqet një trend afatgjat”, tha ajo.
White tha më tej se Brexit-i sipas të gjitha gjasave do të jetë përcaktuesi kryesor për vendimin eventual të njerëzve nëse do të vinë apo largohen nga Britania.
Votuesit britanikë vendosën të largohen nga BE-ja në një referendum një vit më parë, ndërsa negociatat e Brexit-it pritet të finalizohen në mars të vitit 2019. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re