Zylyftar Bregu, nje nga kater anetaret e e bordit te AMA-s te cilet kerkuan shkarkimin e kryetarit Gentian Sala pas kaosit te shkaktuar me kalimin e transmetimeve nga analoge ne digjitale, tregon per Vizion Plus arsyet e kesaj kerkese.
 
 
“Kërkesa eshte bere per disa arsye qe ne thelb kane nje fjale kyçe qe është digjitalizimi. Se pari kryetari i AMA gjithe kete proces te rendesishem qe nuk eshte nje proces administrativ siç është digjitalizimi qe eshte nje proces politik, social, ekonomik, teknologjike e ka marr përsipër vet dhe ka shmangur me ose pa deshire, çështje e tij, bordin e ama dhe cka eshte me e keqja, flet ne emer te bordit kur vendimet i ka personale.”
 
Bregu shton se dhe afati i 15 janarit eshte vendosur nga vete kryetari Sala pa u konsultuar me Bordin. Madje ai shkon dhe me tej kur bene nje parashikim se cfare do te ndodh ne perfundim te ketij afati.
 
 
“Ne mbledhjen e fundit kërkova qe te ngrihet nje task-force qe te drejtohet nga shumica e anëtareve te bordit ne menyre qe dhe përgjegjësia te ndahet, por mesa duket kryetari nuk e kupton kete gje, nuk eshte bere asgje. Nje nga anetaret e tjere, Pirro Misha kerkoi hartimin e nje strategjie per kete kohe te mbetur, as per kete nuk kemi informacion. Une dyshoi qe do te gjendemi ne 15 janar prape ne te njëjtën situate.”
 
Kerkesa e 4 anëtareve te AMA-s pritet te votohet ne mbledhjen e ardhshme e me pas do ti kaloi Komisionit te Medias dhe Kuvendit, i cili eshte dhe institucioni përgjegjës per emërimin dhe shkarkimin e kryetarit te AMA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re